Bachelor

Fakulteti Juridik ofron programet në studime baçelor në sistemin 4 vjeçar. Ky program është reformuar në vitin 2007 ku nga sistemi 3+2 që kishte filluar si sistem i reformuar nga viti 2001-2006, studimet baçelor nga viti 2007 kanë kaluar në sistemin 4 vjeçar. Sistemi aktual është  4+1+3, Katër vite studimesh baçelor, 1 vit studime master (LLM) dhe 3 vite studime të doktoratës.

Programi baçelor i ka 240 ECTS dhe si i tillë është vetëm një program i akredituar, pra, Juridik i Përgjithshëm.