e-Karriera


 

Panairi Virtual i Karrierës 2021 - Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", do të mirëpresë një numër të madh të institucioneve dhe kompanive të cilat do të ofrojnë mundësi punësimi, punë praktike dhe karriere në fusha të ndryshme. Në kuadër të panairit ju studentë dhe të diplomuar të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", do të mund të informoheni edhe për mundësitë e ndryshme për bursa, trajnime dhe seminare.

Mos e humbisni këtë rast!

Vizitoje panairin në mënyrë virtuale, zbulo mundësitë për zhvillimin e karrierës tuaj dhe tako punëdhënësin tënd potencial!

FB-Visitor.png


REGJISTRIMI PËR VIZITORË KA FILLUAR TANI

Si të regjistroheni si vizitorë në Panairin Virtual të Karrierës 2021 - Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" ?

Për ta vizituar Panairin Virtual të Karrierës 2021

Nga PC - kliko direkt në virtual.kosovafair.com

Nga telefoni mobil - shkarko Aplikacionin XHAFA EVENTS

Ose për më shumë informata se si të regjistroheni dhe të keni qasje në platformën virtuale klikoni në linkun tek MANUALI PËR PËRDORIM I PLATFORMËS

https://bit.ly/2XoAGeh

 📣Ruani datën 28 shtator 2021 për Panairin Virtual të Karrierës

Na ndiqni ne faqet zyrtare të ngjarjes dhe përcjellni udhëzimet se si të bëheni pjesë e panairit nga shtëpia juaj.

https://www.facebook.com/qzhkunipr

https://www.instagram.com/qzhk.up

 

Panairi organizohet nga Qendra për Zhvillim të Karrierës - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe përkrahet nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH. 

Ju mirëpresim!