Sot, në ambientet e FShMN-së, pritëm në një takim, Dr. Kaltrina Maloku, ish-studenten e Departamentit të Matematikës, e cila ka përfunduar studimet master në Universitetin e Lionit dhe ka doktoruar në Universitetin e Grenobles, Francë. Ajo ka qenë pjesëmarrëse e bashkëpunimit universitar Prishtinë-Lyon (të mbështetur nga Labex Milyon, Animath dhe Ambasada e Francës në Prishtinë).
Takimi kishte për qëllim të rikthejë në kujtesë momentet më të bukura të kohës së kaluar në universitet dhe të forcojë lidhjet ndërmjet ish-studentëve dhe fakultetit.
Me këtë rast, duke e përgëzuar për përkushtimin dhe rezultatet e arritura, e inkurajuam që të vazhdojë të punojë për arritjen e rezultateve të reja në karrierën e saj profesionale dhe jetësore. Po ashtu, diskutuam për mundësi bashkëpunimi në të ardhmen.
Në takim morën pjesë Prof. Asoc. Kajtaz Bllaca, prodekan në FShMN dhe profesorët nga Departamenti i Matematikës Prof. Asoc. Qëndrim Gashi dhe Prof. Asoc. Behar Baxhaku.