Njoftim për afatin e prillit 2021

31 Mars 2021
SHARE

I  -  Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve bachelor, master dhe doktoratë, se nga data 12.04.2021 deri me 16.04.2021, ora 16:00, do të jetë i hapur SEMS-i për paraqitje të provimeve në afatin e prillit të vitit akademik 2020/2021.

II  - Në afatin e prillit, studentët kanë të drejtë të paraqesin deri në dy provime.

III – Mbajtja e provimeve, do të organizohet me datë 17 dhe 18 prill, si dhe me 24 dhe 25 prill 2021. SEMS-i do mbetet i hapur deri me datë 05.05.2021.

IV -  Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror dhe semestrit veror, nuk kanë të drejtë të paraqesin provime apo të kryejnë shërbime për vitin akademik 2020/2021.