Njoftim për regjistrimin e semestrit veror të vitit akademik 2023/2024

13 Shkurt 2024
SHARE


Njoftim për regjistrimin e semestrit veror të vitit akademik 2023/2024

I - Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve bachelor, master dhe doktoratë, se nga data 13.02.2024 deri me 15.03.2024, do të jetë i hapur SEMS-i për regjistrim të semestrit veror të vitit akademik 2023/2024.

II - Pas datës 15.03.2024, nuk do të ketë mundësi të regjistrimit të semestrit veror të vitit akademik 2023/2024, dhe si rrjedhojë nuk do të ketë mundësi të paraqitjes së provimeve gjatë vitit akademik 2023/2024.   
Shënim: Hapja e SEMS-it behet vetëm për regjistrim të semestrit veror jo edhe për regjistrim të semestrit dimëror dhe nuk nënkupton edhe regjistrimin e semestrit për kategorinë e studentëve që kanë ndërprerë studimet, të cilët kanë qenë të obliguar që në afatet e parapara të paraqesin kërkesë për vazhdim të studimeve dhe ndërrim programi. 
                                             
                                             

                                                                                             Dekanati i FSHMN-së