Njoftim   për afatin e shtatorit 2023 në FSHMN

31 Korrik 2023
SHARE

                                         Njoftim   për afatin e shtatorit 2023 në FSHMN

I  -  Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve bachelor, master dhe doktoratë, lidhur me paraqitjen dhe organizmin e provimeve në afatin e shtatorit 2023 në FSHMN.  

II - Afati i paraqitjes së provimeve nga data 01.08.2023 deri me 27.08.2023, në ora 16:00.

III -  Mbajtja e provimeve prej datës 28.08.2023 deri me datën 22.09.2023. Data dhe ora e mbajtjes së provimeve do të publikohet nga departamentet përkatëse.

IV - SEMS-i për vendosjen e notave do të mbetet i hapur deri me datë 01.10.2023.

V – Paraqitja dhe mbrojtja e temës së diplomës për studentët e nivelit të studimeve bachelor, për afatin e shtatorit të vitit akademik 2022/2023, nga data 01.09.2023 deri me 01.10.2023.

VI - Paraqitja dhe mbrojta e temës së diplomës për studentët e nivelit të studimeve master, behet pas mbledhjes së Këshillit të Fakultetit. Mbrojtja publike e punimit të diplomës master, duhet të mbrohet brenda një afati jo me pak së 5 ditë dhe jo me shumë se 30 ditë nga data e nxjerrjes së vendimit për mbrojte të punimit.

VII -  Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror dhe semestrit veror, nuk kanë të drejtë të paraqesin provime apo të kryejnë shërbime për vitin akademik 2022/2023.

                                                                                                           Dekanati i FSHMN-së