Njoftim për absolvent lidhur me afatin e majit 2023 në FSHMN
I - Njoftohen të gjithë studentët absolvent të nivelit të studimeve bachelor, se nga data 19.05.2023 deri me 25.05.2023, në ora 16:00, do të jetë i hapur SEMS-i për paraqitje të provimeve në afatin e majit të vitit akademik 2022/2023.
II - Afati i majit është afat plotësues, andaj në këtë afat studentët absolvent kanë të drejtë të paraqesin vetëm nga një provim të vitit të fundit të studimeve.
III - Mbajtja e provimeve do organizohet më datë 27.05.2023 si dhe me datë 03.06.2023. Data dhe ora e mbajtjes së provimeve do të publikohet nga departamentet përkatëse.
IV - SEMS-i për vendosjen e notave do të mbetet i hapur deri me datë 13.06.2023
V - Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror dhe veror nuk kanë të drejtë të paraqesin provime apo të kryejnë shërbime për vitin akademik 2022/2023.
Dekanati i FSHMN-së