Njoftim për afatin e janarit të vitit akademik 2022/2023 në FSHMN

10 Janar 2023
SHARE

 

I  -  Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve bachelor, master dhe doktoratë, se nga data 10.01.2023 deri me 20.01.2023, në ora 16:00, do të jetë i hapur SEMS-i për paraqitje të provimeve në afatin e janarit të vitit akademik 2022/2023.

II - Mbajtja e provimeve për nivelin e studimeve bachelor, master dhe doktoratë do të organizohen prej datës 23 janar deri me 19 shkurt 2023. Data dhe ora e mbajtjes së provimeve do të publikohet nga departamentet përkatëse.

III - SEMS-i për vendosjen e notave do të mbetet i hapur deri me datë 01.03.2023.

IV -  Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror nuk kanë të drejtë të paraqesin provime apo të kryejnë shërbime për vitin akademik 2022/2023.

                                                                                                          

                                                                                             Dekanati i FSHMN-së