Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë”

27 Maj 2022
SHARE

Si pjesë e projektit “Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë”, të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, AKA ka përgatitur disa materiale promovuese të cilat kanë për qëllim rritjen e vetëdijesimit të studentëve për rolin e rëndësishëm që ata kanë në sistemin e arsimin e lartë në Kosovë.

AKA ju fton që materialet e bashkangjitura me këtë e-mail t’i dërgoni tek të gjithë studentët tuaj, tek organizatat studentore, si dhe t’i publikoni ato në ueb faqe të institucionit tuaj dhe gjithashtu në rrjetet sociale (Facebook/Instagram/LinkedIn) në mënyrë që të stimulohet sa më shumë pjesëmarrja dhe angazhimi i studentëve në proceset e sigurimit të brendshëm të cilësisë të institucioneve tuaja. Përmes publikimit të këtyre materialeve promovuese, ju ftojmë që të mbështesni angazhimin e studentëve në qeverisjen dhe menaxhimin e institucioneve tuaja, në bazë të parimeve të Udhëzuesit për Rritjen e Përfshirjes së Studentëve, i cili tashmë është publikuar në ueb faqen e AKA-së.

Angazhimi juaj në drejtim të rritjes së përfshirjes së studentëve në qeverisjen e arsimit të lartë dhe procedurave të brendshme të cilësisë i kontribuon përmirësimit të sistemit të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës dhe rikthimit të AKA-së në ENQA.