Historiku i Fakultetit
Fakulteti i Shkencave Matematike- Natyrore është fakultet me traditë. Themelimi i tij daton nga viti 1971 (me vendimin e Kuvendit të Kosovës, Fleta Zyrtare e KSA të Kosovës nr. 37/71). Është për t’u përmendur fakti se studimet e shkencave të natyrës dhe matematikës (biologji, fizikë, kimi dhe matematikë) kanë filluar njëmbëdhjetë vjet më herët në kuadër të Fakultetit Filozofik, të themeluar në vitin 1960.
Që nga ajo periudhë kanë kaluar disa dhjetëvjeçarë dhe bashkë me ta breza të tërë mësimdhënësish, punonjësish, shkencëtarësh dhe studentësh, prandaj suksesi i fakultetit u kushtohet pikërisht atyre. Qindra studentë të rinj që e njohin këtë traditë dhe profesorët që punojnë me ta, ecin në gjurmët e tyre, duke u përpjekur vazhdimisht për të qenë më të mirët, kudo dhe në çdo kohë.
- Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Kombëtar të Mongolisë
- Me sukses realizohet procedura pasakredituese për programin Ekologji dhe Mbrojtje e Mjedisit BSc!
- Shënohet Dita e Tokes në Departamentin e Gjeografisë, FSHMN
- Njoftim për mbrojtjen e doktoratës në Universitetin e "Shën Kirilit dhe Metodi", në Shkup