Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Kombëtar të Mongolisë

07 Maj 2025
SHARE

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Kombëtar të Mongolisë

Ulaanbaatar, 6 maj 2025 — Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Fakulteti i Shkencave Natyrore i Universitetit Kombëtar të Mongolisë kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me qëllim të forcimit të bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndërmjet dy institucioneve.

Kjo marrëveshje u realizua gjatë vizitës zyrtare të prof. Ferim Gashi, Prodekan për Cilësi, Shkencë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në FSHMN, i cili po qëndron si profesor vizitor në Universitetin Kombëtar të Mongolisë. Marrëveshja parasheh një sërë iniciativash të përbashkëta, përfshirë:

  • Shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik,
  • Zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe arsimore,
  • Organizimin e konferencave, seminareve dhe aktiviteteve shkencore të përbashkëta,
  • Nxitjen e bashkëpunimit në fusha të avancuara të shkencës dhe teknologjisë.

Në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit morën pjesë përfaqësues të lartë të Universitetit Kombëtar të Mongolisë dhe anëtarë të komunitetit akademik, duke theksuar rëndësinë strategjike që të dyja palët i kushtojnë ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

 

Ky bashkëpunim përfaqëson një arritje të rëndësishme për Fakultetin tonë, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm për zgjerimin e rrjeteve ndërkombëtare dhe ngritjen e cilësisë akademike. FSHMN mbetet i përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve afatgjata me institucione të njohura në mbarë botën, në funksion të avancimit të dijes dhe inovacionit shkencor.