Me sukses realizohet procedura pasakredituese për programin Ekologji dhe Mbrojtje e Mjedisit BSc!
Më datë 6 maj 2025, u realizua procedura pasakredituese për programin Bachelor në Ekologji dhe Mbrojtje e Mjedisit, e udhëhequr nga eksperti ndërkombëtar Prof. Dr. Mladen Krajacic, në praninë e zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Procesi u zhvillua në një atmosferë profesionale dhe bashkëpunuese, me fokus të veçantë në vlerësimin e përmbajtjes akademike, standardeve të cilësisë dhe përputhshmërisë me kërkesat e arsimit të lartë sipas praktikave të mira ndërkombëtare.
Shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë kolegët e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore për përkushtimin dhe kontributin e tyre të çmuar gjatë të gjitha fazave të këtij procesi.