Në këtë 22 prill, Departamenti i Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës u bë vendtakimi i brezave që i lidh pasioni për natyrën dhe dijen. Nxënësit e shkollës "Andon Zako Çajupi" nga fshati Bardhosh, Komuna e Prishtinës, zgjodhën që Ditën Botërore të Tokës ta shënojnë pranë nesh. Të udhëhequr nga mësimdhënësit Zejnepe Abdyli dhe Labinot Berisha, dikur vetë studentë të Gjeografisë, ata sollën një energji të veçantë në ambientet tona – të gatshëm të mësojnë për sfidat dhe mundësitë që lidhen me gjeografinë dhe mjedisin në përgjithësi. Ata u mirëpriten nga profesorët Florim Isufi, Fitim Humolli, Ferat Krasniqi dhe student të zellshëm, të cilët ndanë me ta biseda të vlefshme rreth rëndësisë së edukimit për gjeografi. Kjo vizitë nuk ishte vetëm një shënim simbolik i një dite të rëndësishme, por një përvojë e frymëzimit dhe bashkëpunimit mes brezash. Dita Botërore e Tokës na kujton se mbrojtja e planetit fillon nga edukimi dhe vetëdijesimi – dhe jemi të lumtur që Departamenti i Gjeografisë u bë pjesë e kësaj përvoje për gjeneratat e ardhshme! Le të kujdesemi për Tokën çdo ditë – së bashku dhe me dije
Shënohet Dita e Tokes në Departamentin e Gjeografisë, FSHMN
