Me datën 17 prill 2025, Astrit Ferizi, përfundoi me sukses studimet e doktoraturës me titull "Transformime të reja integrale për analizën asimptotike të funksioneve të përgjithësuara", në Universitetin e "Shën Kirilit dhe Metodi", në Shkup.
Urime Dr. Astrit Ferizit për përmbylljen me shumë sukses të studimeve të doktoraturës. Vlen të përmendet që Astriti studimet bachelor dhe master i ka përfunduar në Departamentin e Matematikës, FSHMN, UP.
FSHMN, dhe veçanërisht Departamenti i Matematikës, i urojnë Astritit suksese të mëtejshme dhe shprehin kënaqësinë për arritjet e ish-studentëve dhe stafit tonë aktual.