VIZITË E PËRFAQËSUESVE TË FSHMN NË AGJENCINË E KOSOVËS PËR FORENZIKË
Më 25 mars 2025, Dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Prof. Asoc. Kajtaz Bllaca, së bashku me një pjesë të stafit akademik të Departamentit të Kimisë – Prof. Avni Berisha dhe Prof. Asst. Jeton Halili – realizuan një vizitë zyrtare në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë (AKF), me qëllim të inicimit të një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet FSHMN-së dhe AKF-së.
Delegacioni u prit në hapësirat e Agjencisë nga Kryeshefi Ekzekutiv, z. Ilir Kukaj, me të cilin u zhvillua një diskutim për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Në fokus të këtij bashkëpunimi janë:
• Shkëmbimi i ekspertizës profesionale ndërmjet stafit akademik dhe ekspertëve të agjencisë,
• Ofrimi i mundësisë që studentët e FShMN të ndjekin praktikat profesionale në laboratorët e AKF-së,
• Bashkëpunimi në fushën e hulumtimeve shkencore dhe projekteve të përbashkëta.
Takimi u vlerësua si shumë i frytshëm dhe hap rrugë për një bashkëpunim afatgjatë e substancial ndërmjet dy institucioneve.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e FSHMN-së patën mundësinë të vizitojnë disa nga laboratorët kryesorë të Agjencisë, duke u njohur nga afër me pajisjet moderne, proceset analitike dhe kapacitetet e zhvilluara profesionale që AKF-ja ofron.