Vizita e Prof. Asoc. Ferim Gashit në Universitetin Kombëtar të Mongolisë
Prodekani për Cilësi, Shkencë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Asoc. Ferim Gashi, po realizon një periudhë qëndrimi si profesor vizitor në Universitetin Kombëtar të Mongolisë, në Ulaanbaatar. Gjatë këtij qëndrimi, ai është pritur në mënyrë tepër mikpritëse nga Dekani i Fakultetit të Arteve dhe Shkencave, Baatarchuluun Tsermaa, si dhe nga një grup profesorësh të nderuar të universitetit, të cilët i ofruan mundësi për shkëmbim të njohurive dhe eksperiencave akademike. Ky bashkëpunim ka për qëllim krijimin e mundësive për nënshkrimin e marrëveshjeve dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta, duke fuqizuar lidhjet akademike dhe shkencore ndërmjet institucioneve përkatëse.