Riakreditimi i Dy Programeve: Master në Shkenca Kompjuterike dhe Bachelor në Matematikë

21 Mars 2025
SHARE

Riakreditimi i Dy Programeve: Master në Shkenca Kompjuterike dhe Bachelor në Matematikë

Me kënaqësi njoftojmë se kemi pranuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) për riakreditimin e dy programeve:

  1. Programi Master në Shkenca Kompjuterike (MSc) është akredituar për një periudhë 3-vjeçare.
  2. Programi Bachelor në Matematike (BSc) është akredituar për një periudhë 5-vjeçare.

Ky është një lajm i mrekullueshëm dhe një arritje e madhe për institucionin tonë. Ky sukses është dëshmi e angazhimit dhe punës së palodhur për të ofruar cilësi dhe përgatitur studentët për sfida të avancuara në fushat e Shkencave Kompjuterike dhe Matematikës.

Falenderojmë të gjithë ata që kontribuan në këtë proces, dhe shpresojmë që këto programe do të kenë një ndikim të thellë në zhvillimin e mëtejshëm të arsimit të lartë në Kosovë.