Sot, në Fakultetin tonë, përmbyllëm me sukses procesin e vlerësimit të programit të studimit në Biologji, për nivelin Msc, i cili ofron dy specializime: 1. Botanikë dhe 2. Zoologji. Ky ishte vlerësimi i fundit dhe i tretë me radhë i akreditimit të programeve për këtë vit, një arritje e rëndësishme për institucionin tonë. Ky proces përbën një hap kyç në ruajtjen dhe përmirësimin e standardeve të cilësisë në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, duke vërtetuar angazhimin tonë të pandërprerë për përmirësimin e vazhdueshëm të programeve akademike.
Dëshirojmë të shprehim falënderimet tona të sinqerta për të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces vlerësimi, përmes përkushtimit, profesionalizmit dhe bashkëpunimit të ngushtë. Falë punës së palodhur të stafit akademik dhe administrativ, si dhe angazhimit të studentëve, arritëm të përmbushim kërkesat e larta dhe të sigurojmë një nivel të lartë cilësie për programin tonë të studimit. Ky sukses i përbashkët na motivon të vazhdojmë përpjekjet tona për një edukim dhe kërkim shkencor të shkëlqyer, si dhe për një zhvillim të qëndrueshëm të Fakultetit tonë.