Qendra për Zhvillim të Karrierës ju fton të merrni pjesë në një bisedë ekskluzive me znj. Teuta Sahatqija, një figurë e shquar në fushën e teknologjisë.

18 Mars 2025
SHARE

Posteri - Teuta Sahatqija.png
 

 

 

Të nderuar studentë dhe ju të diplomuar, 

Qendra për Zhvillim të Karrierës ju fton të merrni pjesë në një bisedë ekskluzive me znj. Teuta Sahatqija, një figurë e shquar në fushën e teknologjisë. Ky event është pjesë e ciklit te sesioneve: “Shkëmbe përvojën, ndihmo të tjerët”, e cila synon të inspirojë studentët dhe t'u ofrojë mundësi për të mësuar nga profesionistë të suksesshëm.

📅 Data: 19 Mars 2025
⏰ Ora: 13:00 – 14:00
📍 Vendi: Qendra për Zhvillim të Karrierës - Universiteti i Prishtinës                  🗺️ Adresa: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “ Pjetër Bogdani “, Kati I, 10.000, Prishtinë, Kosovë

Gjatë këtij takimi, znj. Sahatqija do të ndajë përvojën e saj në sektorin e teknologjisë, sfidat me të cilat është përballur si grua në STEM dhe këshilla të vlefshme për ndërtimin e një karriere të suksesshme. Do të ketë gjithashtu një sesion të hapur për pyetje, ku mund të angazhoheni drejtpërdrejt me të ftuarën.

Ky është një rast i shkëlqyer për të mësuar, frymëzuar dhe zgjeruar njohuritë tuaja mbi botën e teknologjisë dhe STEM.

Regjistrohuni këtu për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj

https://forms.gle/xrX1fZMQuPVodh1A8

 

Agjenda.png

 

 

Për më shumë informacione, mos hezitoni të na kontaktoni!

Presim me padurim t’ju kemi pjesë të këtij eventi.