Mirënjohje dhe falënderim për profesorët e FSHMN-së që do të pensionohen këtë vit
Sot, më 7 mars në Ditën e Mësuesit profesorëve: Prof. Ferdije Zhushi Etemi, Prof. Bardha Korça, Prof. Fadil Millaku, Prof. Behxhet Mustafa, Prof. Agim Gashi, Prof. Sadik Bekteshi, Prof. Muhib Lohaj dhe profesorit Burim Kamishi, që do të pensionohen këtë vit, dekani Kajtaz Bllaca së bashku me menaxhmentin e FSHMN-së i ndanë mirënjohje duke i falënderuar ata për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor si dhe për arsimimin dhe formimin e brezave të rinj.