Njësia e Kërkimeve Gjeografike Akademia e Shkencave e Shqipërisë

07 Mars 2025
SHARE

Njësia e Kërkimeve Gjeografike
Akademia e Shkencave e Shqipërisë

Përfaqësuesit e Departamentit të Gjeografisë të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, Prof. ass. dr. Fitim Humolli, Shef i Departamentit, dhe Prof. asoc. dr. Ferim Gashi, Prodekan i FSHMN-së, morën pjesë në një ngjarje të rëndësishme dhe me perspektivë. Me vendosjen e prof. ass. dr. Fitim Humollit në panelin drejtues, Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH) dhe kolegët profesorë nga Republika e Shqipërisë nderuan jo vetëm individin dhe Departamentin tonë, por gjithashtu vunë në dritë rolin e rëndësishëm të Kosovës dhe të gjeografëve nga të gjitha viset e tjera shqiptare.

Në këtë kuadër, shprehim angazhimin e plotë dhe gatishmërinë për të kontribuar në mënyrë të pakursyer në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në avancimin e studimeve dhe kërkimeve gjeografike në hapësirën shqiptare, duke synuar rezultate të rëndësishme për zhvillimin profesional dhe shkencor të fushës.

fotot jane te bashkagjitura ne e-mail