Vizitë në kuadër të programit ERASMUS në Universitetin e Konstanz.
Vizitë e dekanit Kajtaz Bllaca dhe prodekanit per financa Lulzim Millaku në kuadër të programit ERASMUS në Universitetin e Konstanz ku u diskutuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me departamentet e tjera, si me atë të Matematikës dhe Kimisë, të ngjashëm me atë të Departamentit të Biologjisë.
Këto takime në fokus kishin:
• Shkëmbimin e studenteve dhe stafit akademik: Krijimi i mundësive për shkëmbim të studentëve dhe stafit mes departamenteve të lartëpërnendura përmes programit ERASMUS.
• Projekte të përbashkëta kërkimore: Diskutimi për mundësitë e zhvillimit të projekteve kërkimore ndërkombëtare, ku mund të përfshihen departamentet e biologjisë dhe fusha të tjera të ngjashme.
• Organizimi i aktiviteteve akademike dhe shkencore: Propozimi i shkollave verore dhe punëtori që mund të angazhojnë studentët dhe profesionistët nga të dy universitetet.
• Programe të përbashkëta studimi: Shtimi i mundësive për zhvillimin e programeve përbashkëta.
Ky lloj bashkëpunimi mund të sjellë përfitime të mëdha për të dyja palët, duke mundësuar rritjen e mundësive akademike dhe kërkimore për studentët dhe stafin.