Pritja për profesorin nga Technische Universität Bergakademie Freiberg (TUBF) - Gjermani, Prof.Dr.-Ing.habil, h.c. Heinrich Oettel

18 Shkurt 2025
SHARE

 Pritja për profesorin nga Technische Universität Bergakademie Freiberg (TUBF) - Gjermani, Prof.Dr.-Ing.habil, h.c. Heinrich Oettel

Sot në dekanat, prodekanët Prof.Dr. Arben Haziri dhe Prof.Asoc.Dr. Ferim Gashi, bashkë me tre profesor nga departamenti i Fizikës, pritën profesorin nga Technische Universität
Bergakademie Freiberg (TUBF) - Gjermani, Prof.Dr.-Ing.habil, h.c. Heinrich Oettel. Profesori Oettel qëndron në Kosovë si i deleguar i Rektorit të Universitetit të Freibergut për të pranuar
Medaljen presidenciale të Meritave nga presidentja e Kosovës Dr. Vjosa Osmani- Sadriu për kontributin e dhënë në rindërtimin e kapaciteteve akademike të Universitetit të Prishtinës.
Kontributi i Universitetit të Freibergut vërehet sidomos në departamentin e Fizikës të FSHMN-së (3 nga stafi akademikë kryen hulumtimet shkencore për temat master dhe të doktoratës dhe 2
të tjera hulumtimet për tema master në TUBF). Në takim, prodekani Haziri e njoftoi profesorin gjerman mbi aktualitetin në FSHMN.
Me këtë rast, Prof. Oettel, për kolegët e departamentit të Fizikës dorëzoi vëllimin më të ri të librit të njohur Metalografia të autorëve Oettel&Schuman, ndërsa prodekanët i uruan profesorit për
medaljen duke i dëshiruar qëndrim të këndshëm në Kosovë.