31 profesorë përshëndeten me UP-në me mirënjohje dhe falënderim

14 Shkurt 2025
SHARE

31 profesorë përshëndeten me UP-në me mirënjohje dhe falënderim

31 profesorëve që e përfunduan ligjërimin e tyre në sallat e mësimit të Universitetit të Prishtinës, iu dhanë mirënjohje për punën e palodhshme.

Në 55 vjetorin e themelimit, mirënjohjet për profesorët që arritën moshën e pensionimit, i ndau rektori Arben Hajrullahu. Ai shprehu kënaqësinë e jashtëzakonshme që në këtë ditë të shënuar të UP-së, ndodhet përballë profesorëve që punuan edhe për universitet, e edhe për vendin.

Mirënjohjet profesorëve iu dhanë për „Një jetë të tërë mësimdhënie e edukimi të gjeneratave të shumta të studentëve”.

Universiteti i Prishtinës, më i madhi, më i vjetri dhe më i rëndësishmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë e përtej, ka një personel prej rreth 1000 personash.