Në ambientet e FSHMN-së, pritëm në një takim, Dr. Laurena Ramadanin, ish-studenten e Departamentit të Matematikës

07 Shkurt 2025
SHARE

Sot, më 7 shkurt 2025, në ambientet e FSHMN-së, pritëm në një takim, Dr. Laurena Ramadanin, ish-studenten e Departamentit të Matematikës, e cila ka përfunduar studimet master në Universitetin Teknik të Kaiserslautern-it, në Gjermani, në departamentin e Matematikës, dega Matematikë Financiare dhe Aktuare.dhe ka doktoruar në dhjetor të vitit 2024, po në të njëjtin universitet, në departamentin e Matematikës.

Takimi kishte për qëllim të rikthejë në kujtesë momentet më të bukura të kohës së kaluar në universitet dhe të forcojë lidhjet ndërmjet ish-studentëve dhe fakultetit.

Me këtë rast, duke e përgëzuar për përkushtimin dhe rezultatet e arritura, e inkurajuam që të vazhdojë të punojë për arritjen e rezultateve të reja në karrierën e saj profesionale dhe jetësore. Po ashtu, diskutuam për mundësi bashkëpunimi në të ardhmen.

Në takim morën pjesë dekani i FSHMN-së, Prof. Asoc. Kajtaz Bllaca, shefi i Departamentit të Matematikës, Prof. Asoc. Behar Baxhaku dhe profesorët nga Departamenti i Matematikës Prof. Asoc. Ejup Fejza dhe Prof. Asst. Ujkan Bajra.