'Projekt i mbështetur nga grantet për mësimdhënie me bazë në hulumtim, i financuar nga MASHTI dhe projekti HEI'25, arrin rezultatet e pranuara për prezantim në konferencën shkencore në Muskat, Oman"  

04 Shkurt 2025
SHARE

'Projekt i mbështetur nga grantet për mësimdhënie me bazë në hulumtim, i financuar nga MASHTI dhe projekti HEI'25, arrin rezultatet e pranuara për prezantim në konferencën shkencore në Muskat, Oman"  
 

Një nga projektet e mbështetura nga grantet për mësimdhënie të bazuar në hulumtim, të financuara nga MASHTI dhe projekti HEI’25 (financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim), është projekti i Profesorit Eliot Bytyçi, realizuar në bashkëpunim me studentët e drejtimeve Bachelor dhe Master në Shkencat Kompjuterike. Ky projekt, i cili përfshin tetë studentë dhe do të zhvillohet për një periudhë prej një viti, ka arritur të publikojë një rezultat të pranuar për prezantim në një konferencë shkencore, e cila do të mbahet në Muskat, Oman. Prezantimi i këtij rezultati do të kryhet nga studenti i programit Master të Shkencave Kompjuterike, Jetmir Gjoni. Po ashtu, është e rëndësishme të theksohet se të gjitha rezultatet që do të paraqiten në konferenca të ndryshme do të prezantohen nga studentët pjesëmarrës në projekt.