Më 3 shkurt 2025, Prof. Asoc. Kajtaz Bllaca, Dekan i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN), së bashku me Prof. Asoc. Ferim Gashi, Prodekan për Cilësi, Shkencë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, patën nderin të mirëpresin Z. Luan Nushin, Drejtor të Institutit për Planifikim Hapësinor (IPH), dhe Z. Riza Murselin, Udhëheqës të Divizionit të GIS-it për Planifikim Hapësinor në IPH.
Qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi, e cila synon ofrimin e mundësive profesionale dhe praktike për studentët e FSHMN-së, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, si dhe forcimin e lidhjeve ndër-institucionale, me qëllim zhvillimin e përbashkët akademik dhe profesional të të dyja institucioneve.