Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, konkretisht Departamenti i Matematikës, në bashkëpunim me Universitetin Linnaeus (LNU) në Suedi, ofron mundësi për studentët e Shkencave Kompjuterike.
Olti Imeri, student i vitit të tretë në këtë fushë, aktualisht po qëndron për një semestër studimor në LNU, falë këtij bashkëpunimi ndërkombëtar. Kjo mundësi e jashtëzakonshme është rezultat i marrëveshjes ndërmjet dy institucioneve, duke u mundësuar studentëve të zgjeronin horizontet e tyre akademike dhe profesionale.
Në të ardhmen e afërt, do të hapet thirrja e radhës për aplikim për studentët e Shkencave Kompjuterike në Departamentin e Matematikës, për t'u përfshirë në programin e mobilitetit në LNU. Ky program u ofron mundësinë studentëve të kalojnë një semestër në një nga universitetet më prestigjioze të Suedisë, duke përfituar nga një mjedis ndërkombëtar dhe një sistem arsimor modern. Aplikimi do të jetë i hapur për të gjithë studentët e motivuar që duan të përballen me sfida të reja dhe të përmirësojnë njohuritë e tyre në fushën e Shkencave Kompjuterike.