Më 15 janar 2025, Arbër Selimi, asistent në Departamentin e Matematikës, në FSHMN, Universiteti i Prishtinës, e mbrojti me sukses maksimal tezën e doktoratës në fushën e strukturave të larta në gjeometri në Institutin Superior Teknik të Lisbonës, Universiteti i Lisbonës.
Arbëri i ka përfunduar studimet bachelor në Departamentin e Matematikës, FSHMN, UP, ndërsa studimet e magjistraturës i ka përfunduar në Universitetin e Bonit. Arbëri bën pjesë në ekipin e parë të Kosovës që ka marrë pjesë në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare (IMO), në vitin 2011.
FSHMN, dhe veçanërisht Departamenti i Matematikës, i urojnë Arbërit suksese të mëtejshme dhe shprehin kënaqësinë për arritjet e ish-studentëve dhe stafit tonë aktual.