Për më shumë informata, gjeni të bashkangjitur këtij emaili materialet promovuese (Banner dhe përmbajtjen e njoftimit).
______________________________________________________
Ju njoftojmë se Qendra për Zhvillim të Karrierës në bashkëpunim me Young Cell Scheme - Skema e qelizave të reja Raundi XV, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës dhe zbatuar nga Konsorciumi Universiteti Aristotel në Selanik dhe INSP, do të organizojë një session ifnromues për studentët e vitit të tretë të studimeve në shkallën BA dhe të diplomuarit e të gjitha Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që studentët dhe të diplomuarit, të përfitojnë më shumë njohuri rreth programit te bursave per studime master me financim të plotë, në fusha të ndryshme në ndonjë universitet në shtetet e Bashkimit Evropian.
Panelist:
Z. Nick Kyfonidis, Young Cell Scheme
Znj. Violeta Ademi, Young Cell Scheme
Znj. Arjeta Galimuna, Young Cell Scheme
Sesion Informativ për bursa master; ( Datë: 27 nëntor 2024 / Ora: 10:30)
Konfirmo pjesëmarrjen në këtë link: https://docs.google.com/forms/d/1d2mXGB3wJffRPLd7SJIQ4XwTkPKsGRBQS8n0obrx1qo/edit
Vendi: Qendra për Zhvillim të Karrierës “ Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “
Adresa: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “ Pjetër Bogdani “, Kati I, 10.000, Prishtinë, Kosovë
***
Ejani të kuptoni në praktikë menyrën e aplikimit në Young Cell Scheme.
Ju mirëpresim!
Informacione të mëtejshme
Më shumë informacion rreth YOUNG CELL SCHEME, mund ti gjeni në faqen zyrtare të YOUNG CELL SCHEME.