1st Workshop “Bridging the Gap Between Industry and Academia”

31 Tetor 2022
SHARE

 

Më 28 Tetor 2022 u organizua punëtoria e parë një ditore në kuadër të projektit “Bridging the Gap Between Industry and Academia” të udhëhequr nga Prof.Ass. Dr. Liridon Berisha në mbështetjen e HERAS+. Qëllimi i takimit ishte ngritja e bashkëpunimit ndërmjet punëdhënësve të kimistëve analitik në sektorin publik dhe privat . Në takim ishin të pranishëm përfaqësues nga institucione të ndryshme publike dhe private të cilët operojnë në tregun e Kosovës, studentë të diplomuar, studentë aktiv të nivelit Master dhe të diplomuar që studiojnë dhe punojnë jashtë vendit. Në takim u identifikuan mundësitë e bashkëpunimit në mënyrë institucionale me qëllim të përmirësimit të kushteve në procesin e ngritjes së shkathtësive të studentëve konform kërkesave të tregut të punës. Nga ky projekt pretendohet arritja e marrëveshjeve konkrete në ofrimin e punës praktike për studentë në kuadër të programeve të studimeve Master në Departamentin e Kimisë të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore të Universitet të Prishtinës “Hasan Prishtina”.