Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, lajmërojnë hapjen e konkursit për Raundin XV të aplikimit për Young Cell Scheme, program i BE-së për bursa post-diplomike për qytetarët e Kosovës,i cili implementohet nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut, Greqi dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike, Francë.
Aplikimi do të jetë i hapur nga dita e premte, 8 nëntor 2024 deri të hënen, 9 dhjetor 2024 ne ora 17:00.
Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të studiojnë në një program master nëuniversitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është gjuha angleze, do të ofroj 40 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të ndryshoj varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo thirrje është e hapur për publikun e gjerë dhe për nëpunësit civilë të cilët janë të diplomuar në fusha të përcaktuara në Rregullat e Procedurës të disponueshme në faqen zyrtare të programit në https://ycskosovo.org, në përputhje me sektorët e mëposhtëm:
Kjo ftesë do të jetë e hapur për publikun e përgjithshëm dhe shërbyesit civil në fushat e mëposhtme:
Integrim Evropian dhe Planifikim i Politikave - deri në 15 bursa në dispozicion
Juridik - deri në 10 bursa në dispozicion
Mjedis dhe Energji - deri në 8 bursa ne dispozicion
Ekonomi - deri në 7 bursa në dispozicion
Të drejtë konkurimi kanë aplikantët të cilët janë:
Shtetas të Kosovës me pasaportë të vlefshme të Kosovës apo me letërnjoftim të lëshuar nga Autoritetet Kosovare ose ata të cilët ofrojnë dëshmitë e lindjes dhe të vendbanimit në Kosovë (vini re: çertifikata e lindjes dhe çertifikata e shtetësie kërkohen në rastet kur në asnjë mënyrë nuk mund të sigurohet pasaporta apo leternjoftimi.
Flasin rrjedhshëm gjuhën angleze dhe shqipe apo serbe.
Janë lindur më 1 janar 1990 apo më vonë
Bursat do të mbulojnë shpenzimet, si në vijm:
Shpenzimet e aplikimit dhe të shkollimit
Shpenzimet e jetesës
Shpenzimet e vizës & sigurimin shëndetësor
Nje bilete e udhëtimit kthyese
Trajnimi përgatitor i gjuhës angleze për- dhe shpenzimet e testit të gjuhës angleze IELTS (në rast se studimet do të bëhen në një gjuhë tjetër të BE-së, testet e tjera të kërkuara të gjuhës gjithashtu mund të rimbursohen)
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të zotohen të:
Të jenë në dispozicion për t'iu nënshtruar trajnimit/praktikës nga muaji shkurt 2025 e tutje dhe për të lëvizur jashtë vendit nga gusht – tetor 2025 deri në përfundimin e përfundimit të parashikuar të studimeve.
Punojnë për Administratën Publike të Kosovës si praktikant deri në 4 muaj para nisjes (përveç shërbyesve civil të cilët veç janë të punësuar në Administratën Publike në Kosovë)
Ndjekin Programin e Trajnimit të gjuhës në kuadër të YCS (ku është e nevojshme)
Ndjekin dhe kryejnë studimet e zgjedhura post-diplomike jashtë vendit
Përmbushin obligimin e punësimit apo ripunësimit (nëse janë shërbyes civil) të pandërprerë trevjeçar në Administratën Publike të Kosovës (përfshirë punësimin nëpër komuna dhe qeveri lokale), pas kthimit.
Përzgjedhja do të zhvillohet në tri faza dhe përfshinë:
Para-përzgjedhja bazuar në kriteret administrative dhe të përzgjedhshmërisë
E gjithë procedura e përzgjedhjes do të zbatohet në përputhje me Rregulloren e re (GRK) Nr. 04/2024 për klasifikimin e vendeve të punës për shërbimin civil (https://gzk.rksgov.net/ActDetail.aspx?ActID=97669) mbi përfituesit e skemave te bursës.
Rregullat e Procedurës dhe të gjitha dokumentet tjera përcjellëse do të dërgohen përmes email-it tek të gjithë kandidatët e interesuar, pas regjistrimit në web faqen vijuese https://ycskosovo.org deri të hënën, 9 dhjetor 2024 ne ora 17:00.
Rregullat e Procedurës së bursave YCS Raundi XV, duke përfshirë kriteret e përzgjedhjes dhe procedurave përkatëse duhet të lexohen dhe të kuptohen përpara dorëzimit të aplikacionit.
Raundi XV janë në dispozicion në https://ycskosovo.org
Aplikuesit duhet të kompletojnë në gjuhën angleze Formularin e Aplikimit YCS RXV, CV-në formatin Europass dhe duhet të bashkangjesin në Aplikacion Letrën Motivuese të nënshkruar dhe me datë (duke shpjeguar se pse ata dëshirojnë të marrin pjesë në Skemë) dhe të përgatisin një Deklaratë ku dëshmojnë se të gjitha dokumentet e dorëzuara janë të sakta.
Në rastin e kandidatëve të cilët janë në përfundim të studimeve, ata me aplikacion duhet të bashkangjesin kopjen origjinale të përditësuar (ose të çertifikuar) të transkriptit të notave me provime dhe një deklaratë të përgatitur nga vetë kandidati në lidhje me datën e pritur të diplomimit.
Sigurohuni të shënoni në formularin e aplikimit YCS RXV dhe në CV –në e formatit Europass një email adresë të VLEFSHME dhe numër të telefonit. Të gjitha komunikimet me kandidatët do të bëhet vetëm përmes e-mailit.
Formati i CV-së Europass, formulari i aplikimit YCS RXV dhe Rregullat e Procedurës së YCS RXV do të dërgohen përmes email-it duke u regjistruar në webfaqen zyrtare të YCS dhe duke plotësuar formularin e aplikimit.
Vini re: Aplikacionet e pakompletuara (mungesa e CV-së, e formularit të aplikimit dhe letrës së motivimit), aplikacionet të cilat nuk janë në gjuhën angleze dhe aplikacionet të cilat nuk përfshijnë CV-në e formatit Europass nuk do të shqyrtohen dhe do të përjashtohen automatikisht nga procedura e përzgjedhjes!
Afati i fundit për aplikim: E hënë, 9 dhjetor 2024, ora 17:00
Aplikacionet e pranuara pas përfundimit të këtij afati nuk do të merren parasysh në çfarëdo rrethane.
APLIKACIONET DUHET TË DORËZOHEN ONLINE në dosje të kompresuar (të gjitha dokumentet në formatin PDF në një dosje Zip), përmes këtij linku: https://ycskosovo.org/index.php/en/apply
ose në rast vështirësishë teknike aplikacionet mund të dorëzohen edhe në kopje fizike në zarf të mbyllur në adresën e mëposhtme:
Young Cell Scheme – Aplikacion i Raundit XV, Rr. Behije Dashi, Nr.14, kati 6, Aktash, Prishtinë 10000 Kosovë, Tel. +38349444357
Ju lutemi mos bëni kërkesa të drejtëpërdrejta lidhur me aplikacionin tuaj.
Kandidatët që nuk kontaktohen deri të shtunën, me 14 dhjetor 2024 nuk kanë arritur të kalojnë fazën e parapërzgjedhjes dhe që nuk kanë hyrë në listën e ngushtë për të marrë pjesë në provim me shkrim.
Për më shumë informata mund të konsultoni https://ycskosovo.org ose shkruani në [email protected]
Lidhuni me YCS ne Mediat Sociale:
“Young Cell Scheme Raundet XIII-XIV-XV” është një projekt i bursave, i bashkëfinancuar nga BE-ja dhe Qeveria e Kosovës, I menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe zbatuar nga Konsorciumi i Universitetit Aristotel të Selanikut, Greqi dhe Instituti Kombëtar për Shërbim Publik, Francë.