Erasmus+ në "University of Camerino”, Itali

26 Janar 2023
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në "University of Camerino, Itali

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për në "University of Camerino, Itali në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie dhe për trajnim për profesorët në laboratore dhe parcela eksperimentale ;

Fushat e mobilitetit janë:

Biological Sciences (Biodiversity and EcostystemsMolecular Diagnostics and Biotechnology)

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik & administrativ:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Publikimet për staf akademik;
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
  • Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze B2).

Afati për aplikim është deri më: 4 Shkurt 2023

Dokumentet me titull "University of Camerino, duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.