Ditë Informuese të programit Erasmus+

05 Dhjetor 2022
SHARE

Zyra Erasmus+ në Kosovë ju fton të merrni pjesë në Ditën Informuese të programit Erasmus+ për Institucionet e Arsimit të Lartë, e cila do të mbahet më 6 dhjetor 2022, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” Amfiteatri i madh, Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00 për Stafin Akademik/IAL-të, si dhe nga ora 13:00 sesioni për studentët. 

 

Në këtë ditë informuese do të prezantohet thirrja e re për aplikime në kuadër të programit Erasmus+.

Pjesëmarrja në këto programe do të hapë mundësi të reja për Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.

 

Për më shumë informata bashkëlidhur gjeni draft agjendën. 

Agjenda_Dita Informuese per Programin Erasmus+ ALB