Thirrje për Aplikim - Shkolla Verore e BE-së 2025

26 Maj 2025
SHARE

 
Thirrje për Aplikim - Shkolla Verore e BE-së 2025 
 
 
Shkolla Verore e BE-së 2025 .png
 
 
 
Të dashur studentë,

Jemi të lumtur të njoftojmë lançimin e Shkollës Verore të BE-së "Shfrytëzimi i Inteligjencës Artificiale: Perspektiva Ndërdisiplinore mbi Sfidat dhe Inovacionin" (25-28 qershor). 

Ky është një program unik dhe i certifikuar, i krijuar për t’u ofruar studentëve njohuri të vlefshme mbi çështjet kryesore evropiane, hartimin e politikave dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ky program ofron një mundësi të shkëlqyer për studentët që të zgjerojnë njohuritë e tyre, të fitojnë përvojë praktike dhe të angazhohen në shkëmbime ndërkulturore.

 

Shkolla Verore e BE-së do të zhvillohet nga 25 deri më 28 qershor 2025,Universitetin e Prishtinës. Objektivi i EUSS 2025 është të eksplorojë aftësitë dhe kufizimet e IA-së, të identifikojë sfidat etike dhe ligjore, të kuptojë implikimet e saj për sigurinë kibernetike, të nxisë bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe të promovojë angazhimin kritik midis studiuesve të rinj.

 

SI TË APLIKONI?

Që aplikimi juaj të merret në konsideratë, duhet të:

Plotësoni formularin e aplikimit https://forms.gle/DQERhgzGBLdsNNex5, i cili është i disponueshëm edhe në faqen e internetit të projektit https://ycskosovo.org/index.php/en/eu-summer-school-2025   
Dorëzoni një provë të statusit tuaj si studentë (një kopje të skanuar të transkripteve, konfirmim regjistrimi ose çdo dokument tjetër përkatës) ose angazhim përkatës në punë.
Afati i fundit i aplikimit është 6 qershori 2025, ora 16:00.

Shënim: Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen më së voni deri më 9 qershor 2025.

 

 

Call for applications - EU Summer School_page-0001.jpg


Call for applications - EU Summer School_page-0002.jpg