Njoftim për vlerësimin intermediar II në FSHMN
I - Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve bachelor, master dhe
doktoratë, se nga data 14.04.2025 deri me 25.04.2025, ora 16:00, do të jetë i hapur SEMS-i, për paraqitje të vlerësimit intermediar II, të vitit akademik 2024/2025.
II - Në vlerësimin intermediar II, studentët kanë të drejtë të paraqesin deri në tre lëndë.
III –Vlerësimi intermediar II, do të organizohet me datat 26-27 prill 2025 dhe 03- 04 maj 2025. SEMS-i do mbetet i hapur deri me datë 15.05.2025. Data dhe ora e
mbajtjes e vlerësimit intermediar do të publikohet nga departamentet përkatëse.
IV - Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror dhe semestrit veror, nuk kanë të drejtë të paraqesin lëndë apo të kryejnë shërbime
për vitin akademik 2024/2025.
Dekanati i FSHMN-së