Më 7 shkurt 2025, në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN), u realizua me sukses procesi i vlerësimit të Programit të Matematiks BSc, i udhëhequr nga ekspertë ndërkombëtarë dhe zyrtarë të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës (AKA). Ky proces përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të akreditimit dhe vlerësimit të cilësisë së programeve akademike që ofron ky Fakultet.
Dekani i Fakultetit, Kajtaz Bllaca, shpreh mirënjohjen e tij të sinqertë dhe të thellë për angazhimin dhe kontributin e të gjithë individëve dhe ekipeve që ishin pjesë e këtij procesi. Profesionalizmi dhe përkushtimi i secilit pjesëmarrës ishin thelbësore për realizimin e këtij objektivi dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike.
Ky vlerësim është një dëshmi e përpjekjeve të palodhshme të Fakultetit për të ofruar programe akademike që janë konkurruese, inovative dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. FSHMN-ja do të vazhdojë të angazhohet në mënyrë të palëkundur për të arritur qëllimet e tij, duke siguruar cilësi dhe ekselencë në çdo aspekt të procesit arsimor dhe shkencor.