Menaxhmenti i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore (FShMN) mirëpritën në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës Prof. Arben Hajrullahu së bashku me prorektorë

13 Janar 2025
SHARE

Gjatë ditës së sotme, dekani, Kajtaz Bllaca, me prodekanët e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore mirëpritën në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës Prof. Arben Hajrullahu së bashku me prorektorët. 

 Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e fakultetit tonë, si rritja e cilësisë së mësimdhënies, zhvillimi i programeve të reja kreative, mbështetja për projekte shkencore dhe përmirësimi i infrastrukturës.

Po ashtu, u trajtuan planet për bashkëpunime ndërinstitucionale dhe mënyrat për adresimin e nevojave akademike dhe administrative të fakultetit.

Rektori dhe prorektorët shprehën mbështetjen e tyre për nismat tona, duke theksuar rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë për të arritur zhvillim të qëndrueshëm dhe avancim në cilësinë e arsimit dhe kërkimit shkencor.