Njoftim për afatin e shtatorit 2024 në FSHMN

26 Korrik 2024
SHARE


Njoftim për afatin e shtatorit 2024 në FSHMN

I -  Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve bachelor, master dhe
doktoratë, lidhur me paraqitjen dhe organizmin e provimeve në afatin e shtatorit
2024 në FSHMN.
II - Afati i paraqitjes së provimeve nga data 05.08.2024 deri me 22.08.2024, në ora
16:00.
III - Mbajtja e provimeve prej datës 26.08.2024 deri me datën 13.09.2024. Data
dhe ora e mbajtjes së provimeve do të publikohet nga departamentet përkatëse.
IV - SEMS-i për vendosjen e notave do të mbetet i hapur deri me datë 23.09.2024.
V – Paraqitja dhe mbrojtja e temës së diplomës për studentët e nivelit të studimeve
bachelor dhe master, për afatin e shtatorit të vitit akademik 2022/2023, nga data
01.09.2024 deri me 01.10.2024.
VI - Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror
dhe semestrit veror, nuk kanë të drejtë të paraqesin provime apo të kryejnë
shërbime për vitin akademik 2023/2024.