Njoftim për afatin e qershorit 2024 në FSHMN
I - Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve baçelor, master dhe doktoratë se nga data 01.06.2024 deri me 17.06.2024, në ora 16:00, do të jetë i hapur SEMS-i për paraqitje të provimeve në afatin e qershorit të vitit akademik 2023/2024, ndërsa prej datës 08.07.2024 deri me 23.07.2024, në ora 16:00, do të jetë i hapur SEMS-i për paraqitje të temës së diplomës.
II - Mbajtja e provimeve do organizohet më prej datës 18.06.2024 deri me datën 16.07.2024. Data dhe ora e mbajtjes së provimeve do të publikohet nga departamentet përkatëse.
III - Mbrojtja e temës së diplomës për nivelin e studimeve baçelor dhe master, do organizohet deri me datën 24.07.2024.
IV – SEMS-i për vendosjen e notave do të mbetet i hapur deri me datë 20.07.2024, ndërsa për vendosjen e notës së temës së diplomës deri me 25.07.2024.
V - Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror dhe veror nuk kanë të drejtë të paraqesin provime apo të kryejnë shërbime për vitin akademik 2023/2024.
Dekanati i FSHMN-së