Njoftim për absolvent lidhur me afatin e majit 2024 në FSHMN
I - Njoftohen të gjithë studentët absolvent të nivelit të studimeve bachelor, se nga data 20.05.2024 deri me 24.05.2024, në ora 16:00, do të jetë i hapur SEMS-i për paraqitje të provimeve në afatin e majit të vitit akademik 2023/2024, ndërsa prej datës 02.06.2024 deri me 10.06.2024, në ora 16:00, do të jetë i hapur SEMS-i për paraqitje të temës së diplomës.
II - Afati i majit është afat plotësues, andaj në këtë afat studentët absolvent kanë të drejtë të paraqesin vetëm nga një provim të vitit të fundit të studimeve.
III - Mbajtja e provimeve do organizohet më datë 25.05.2024 si dhe me datë 01.06.2024. Data dhe ora e mbajtjes së provimeve do të publikohet nga departamentet përkatëse.
IV – Mbrojtja e temës së diplomës për nivelin e studimeve bachelor dhe master, do organizohet deri me datën 12.06.2024.
V - SEMS-i për vendosjen e notave do të mbetet i hapur deri me datë 08.06.2024, ndërsa për vendosjen e notës së temës së diplomës deri me 14.06.2024.
VI - Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror dhe veror nuk kanë të drejtë të paraqesin provime apo të kryejnë shërbime për vitin akademik 2023/2024.
Dekanati i FSHMN-së