Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka krijuar mundësinë e dhënies së një çmimi për hulumtimin më të mirë të paraqitur nga ekonomistët e rinj.

27 Mars 2024
SHARE

Në kuadër të fushës së edukimit financiar dhe me qëllim të nxitjes së hulumtimeve mes ekonomistëve të rinj të Kosovës, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka krijuar mundësinë e dhënies së një çmimi për hulumtimin më të mirë të paraqitur nga ekonomistët e rinj.

Punimet për këtë çmim duhet të jenë në njërën nga temat në vijim:

  • Roli i financave të gjelbra (Green Finance) në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë.
  • Siguria kibernetike, privatësia dhe besimi në financa.
  • Anëtarësimi në SEPA si faktor nxitës për integrime evropiane.
  • Inovacionet teknologjike financiare dhe ndikimi i tyre në qasjen në financa dhe gjithëpërfshirjen financiare.
  • Rëndësia e edukimit financiar në mbrojtjen e konsumatorit.

Çmimi i parë do të shpërblehet me 1,600 euro, çmimi i dytë me 1100 euro dhe çmimi i tretë me 900 euro, Çmimi i katërt 800 euro, Çmimi i pestë 600 euro.
Data e fundit për dorëzimin e punimit është 30 shtator 2024, ora 16.30.

Informatat e plota mbi konkursin mund ti gjeni në këtë link: Çmimi i BQK-së për ekonomistë të rinj | Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (bqk-kos.org)