Njoftim për zgjatje të afatit për regjistrim të semestrit dimëror të vitit akademik 2023/2024 

16 Janar 2024
SHARE

N J O F T I M

Për zgjatje të afatit për regjistrim të semestrit dimëror të vitit akademik 2023/2024 

I - Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve bachelor, master dhe doktoratë, se deri me 19.01.2024, do të jetë i hapur SEMS-i për regjistrim të semestrit dimëror të vitit akademik 2023/2024.  

II - Pas datës 19.01.2024, nuk do të ketë mundësi të regjistrimit të semestrit dimëror të vitit akademik 2023/2024, dhe si rrjedhojë nuk do të ketë mundësi të paraqitjes së provimeve gjatë vitit akademik 2023/2024.   

 

Shënim: Hapja e SEMS-it për regjistrim të semestrit dimëror dhe veror, nuk nënkupton edhe regjistrimin e semestrit për kategorinë e studentëve që kanë ndërprerë studimet, të cilët kanë qenë të obliguar që në afatet e parapara të paraqesin kërkesë për vazhdim të studimeve dhe ndërrim programi.

                                                                                

                                                                                  

                                                                                             Dekanati i FSHMN-së