Njoftim ër afatin e janarit të vitit akademik 2023/2024 në FSHMN

09 Janar 2024
SHARE

                                       

       Njoftim   për afatin e janarit të vitit akademik 2023/2024 në FSHMN

I  -  Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve baçelor, master dhe doktoratë, se nga data 13.01.2024 deri me 22.01.2024, në ora 16:00, do të jetë i hapur SEMS-i për paraqitje të provimeve në afatin e janarit të vitit akademik 2023/2024. 

II - Mbajtja e provimeve për nivelin e studimeve baçelor, master dhe doktoratë do të organizohen prej datës 22 janar deri me 20 shkurt 2024. Data dhe ora e mbajtjes së provimeve do të publikohet nga departamentet përkatëse.

III - SEMS-i për vendosjen e notave do të mbetet i hapur deri me datë 02.03.2024.

IV -  Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror nuk kanë të drejtë të paraqesin provime apo të kryejnë shërbime për vitin akademik 2023/2024.

 

                                                                                                          

                                                                                             Dekanati i FSHMN-së