Njoftim për absolvent lidhur me afatin e dhjetorit 2023 në FSHMN
I - Njoftohen të gjithë studentët absolvent të nivelit të studimeve bachelor, se nga data 29.12.2023 deri me 05.01.2024, në ora 16:00, do të jetë i hapur SEMS-i për paraqitje të provimeve në afatin e dhjetorit 2023/2024.
II - Afati i dhjetorit është afat plotësues, andaj në këtë afat studentët absolvent kanë të drejtë të paraqesin vetëm një provim të vitit të fundit të studimeve.
III - Mbajtja e provimeve do organizohet më datë 06.01.2024 si dhe me datë 13.01.2024. Data dhe ora e mbajtjes së provimeve do të publikohet nga departamentet përkatëse.
IV - SEMS-i për vendosjen e notave do të mbetet i hapur deri me datë 23.01.2024
V - Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror, nuk kanë të drejtë të paraqesin provime apo të kryejnë shërbime për vitin akademik 2023/2024.
Dekanati i FSHMN-së