Njoftim për afatin e qershorit 2023 në FSHMN

09 Qershor 2023
SHARE


Njoftim për afatin e qershorit 2023 në FSHMN
I -  Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve bachelor, master dhe
doktoratë, lidhur me paraqitjen dhe organizmin e provimeve në afatin e qershorit
2023 në FSHMN.
II - Afati i paraqitjes së provimeve nga data 13.06.2023 deri me 18.06.2023, në ora
16:00.
III - Mbajtja e provimeve prej datës 19.06.2023 deri me datën 17.07.2023. Data
dhe ora e mbajtjes së provimeve do të publikohet nga departamentet përkatëse.
IV - SEMS-i për vendosjen e notave do të mbetet i hapur deri me datë 23.07.2023.
V – Për paraqitje dhe mbrojtja të temës së diplomës për studentët e nivelit të
studimeve bachelor, për afatin e qershorit të vitit akademik 2022/2023, do të
njoftoheni me kohë.
VI - Paraqitja dhe mbrojta e temës së diplomës për studentët e nivelit të studimeve
master, behet pas mbledhjes së Këshillit të Fakultetit. Komisioni për mbrojtje ka
obligim të organizoj mbrojtjen publike, jo me pak se 5 ditë dhe jo me shumë se 30
ditë prej datës së nxjerrjes së vendimit për mbrojtje temës.
VII - Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror
dhe semestrit veror, nuk kanë të drejtë të paraqesin provime apo të kryejnë
shërbime për vitin akademik 2022/2023.

Dekanati i FSHMN-së