Njoftim  për absolvent lidhur me afatin e marsit 2023 në FSHMN

08 Mars 2023
SHARE

                                   Njoftim  për absolvent lidhur me afatin e marsit 2023 në FSHMN

I  -  Njoftohen të gjithë studentët absolvent të nivelit të studimeve bachelor, se nga data 11.03.2023 deri me 15.03.2023, në ora 16:00, do të jetë i hapur SEMS-i për paraqitje të provimeve në afatin e marsit të vitit akademik 2022/2023.

II - Afati i marsit është afat plotësues, andaj në këtë afat studentët absolvent kanë të drejtë të paraqesin vetëm nga një provim të vitit të fundit të studimeve.  

III - Mbajtja e provimeve do organizohet më datë 18.03.2023, si dhe me datë 25.03.2023. Data dhe ora e mbajtjes së provimeve do të publikohet nga departamentet përkatëse.

IV - SEMS-i për vendosjen e notave do të mbetet i hapur deri me datë 05.04.2023.

V -  Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror dhe veror nuk kanë të drejtë të paraqesin provime apo të kryejnë shërbime për vitin akademik 2022/2023.