Vizitë e nxënësve të shkollës së mesme "Gjin Gazulli" në FSHMN

26 Maj 2025
SHARE

Vizitë e nxënësve të shkollës së mesme "Gjin Gazulli" në FSHMN
Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) pati kënaqësinë të mirëpresë sot një grup
nxënësish nga shkolla e mesme Elektroteknikë/Informatikë “Gjin Gazulli”, të shoqëruar nga
profesoresha e matematikës, znj. Anduena Hajradenaj Buqani.
Qëllimi i vizitës ishte informimi i nxënësve mbi kushtet dhe mundësitë që ofron Fakulteti ynë
për studentët e ardhshëm, si dhe prezantimi i programeve të studimit që janë në dispozicion në
FSHMN.
Takimi u hap me një fjalë përshëndetëse nga Dekani i Fakultetit, Prof. assoc. Dr. Kajtaz Bllaca, i
cili i informoi të pranishmit mbi përfitimet që sjell studimi në FSHMN, mundësitë akademike e
profesionale që ndjekin diplomimin, si dhe mbështetjen që fakulteti ofron për zhvillimin e
studentëve.
Në vijim, shefat e departamenteve të FSHMN-se prezantuan në mënyrë të detajuar programet e
tyre të studimit, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi përmbajtjen akademike dhe orientimin
profesional që secili program ofron. Nxënësit patën mundësinë të diskutojnë dhe të shtrojnë
pyetje në lidhje me fushat që i interesojnë, me qëllim që të bëjnë një përzgjedhje sa më të
informuar për të ardhmen e tyre akademike.
FSHMN mbetet i përkushtuar për të ndërtuar ura bashkëpunimi me shkollat e mesme në vend,
duke kontribuar në orientimin dhe motivimin e gjeneratës së re drejt arsimit të lartë shkencor dhe
teknologjik.