Takim me përfaqësuesit e Projektit IWRM-K

20 Prill 2025
SHARE

Më 18 prill 2025, në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore u zhvillua një takim me përfaqësuesit e Projektit për Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), të mbështetur nga Qeveria e Zvicrës dhe Qeveria e Kosovës.

Në takim u diskutua rreth përfshirjes së temave të menaxhimit të resurseve ujore në kurrikulat ekzistuese, si dhe mundësitë për përkrahjen e fakultetit në procesin mësimor dhe hulumtimet shkencore në këtë fushë.

Fakulteti ynë u vlerësua si një partner i rëndësishëm dhe bashkëpunimi me projektin do të vazhdojë edhe në fazat e ardhshme.