Marrëveshje e Bashkëpunimit ndërmjet FSHMN-së dhe “Deloitte Kosova sh.p.k.”

16 Prill 2025
SHARE

 


Më 15 prill 2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN), u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet FSHMN-së, e përfaqësuar nga Dekani Kajtaz Bllaca dhe “Deloitte Kosova sh.p.k.”, e përfaqësuar nga Drejtorja Menaxhuese, znj. Afrore Rudi.

Kjo marrëveshje synon vendosjen e bashkëpunimit të ndërsjellë me qëllim të fuqizimit dhe zhvillimit profesional të studentëve dhe të sapodiplomuarve.
Përmes kësaj marrëveshjeje, studentëve u mundësohet: realizimi i praktikës profesionale (internship); mundësi punësimi; organizimi i leksioneve të hapura me tematika të ndryshme nga Deloitte Kosova; pjesëmarrja në panairet e punës të organizuara nga Universiteti i Prishtinës për studentët e sapodiplomuar; si dhe prezantimi i Deloitte Kosova si kompani që ofron shërbime profesionale në fushën e këshillimit dhe auditimit, shërbimeve tatimore e ligjore, këshillimeve financiare, etj.